Nje loje nervoze, e pa organizuar dhe pa rezultat e penalizoi kombetaren e Shqiperise ne perballjen me Lituanine.
Pjesa e dytë e sfidës ka nisur me vrull për lojtarët kuqezi por një gabim amatoresk ne mbrojtje i ndëshkoi kuqezinjtë.
Një pasim i dhuruar gabim drejt Strakoshës u shfrytëzua mirë nga Kazlauskas i cili dribloi portierin e më pas shënoi.
Lituania ka bërë presion të lartë dhe i është afruar disa herë portës kuqezi.
Ndërsa sfida tjetër mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë u nda me rezultatin 1-2. Aktualisht me këto rezultate, Shqipëria udhëheq grupin 3 në Ligën C.
Formacionet zyrtare:
Mbrojtja i është besuar Gjimshiti, Mihaj i cili debuton si titullar me fanellën kuqezi, Dermakut dhe Hysajt.
Në mesfushë janë rreshtuar Abrashi, Gjasula dhe Qazim Laçi sërish debutues titullar.
Ndërsa sulmi do të përfaqësohet nga Sadiku, Manaj dhe Trashi.