Fier/ Ra nga karroca që tërhiqej nga një kafshë pune, humb jetën 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Policia njofton se F. L., 58 vjeç, ka qenë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Loading...