Një aksident i rëndë u regjistrua në Itali. Një 35-vjeçar shqiptar humbi jetën për shkak të përplasjes së makinës që kishte marrë më qira.
Mediat italiane shkruajnë se viktimë mbeti Saimir Hoxha. Mjeti i tij doli nga rruga kur ishte pranë një kthese të rrezikshme dhe u rrokullis disa herë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, shqiptari humbi jetën. Në të njëjtin mjet ishte edhe një pasagjer shqiptar, por ai është jashtë rrezikut për jetën.
Loading...