‘Çfarë bëri Turi’/ Shahini kujton pyetjen që u komentua në rrjet: Rreth 12 mijë maturantë dhanë përgjigjen e saktë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kujtuar edhe njëherë pyetjen e famshme që ra në testin e Gjuhës dhe Letërsisë “Çfarë bëri Turi?”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shahini tha se përgjigjen e saktë për këtë pyetje e dhanë 12 mijë maturantë, ndërsa shtoi se “gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”.
MESAZHI I SHAHINIT:

Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.
Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim 😊.

Loading...