Ministrja Lindita Nikolla ju përgjigjet studentëve

Zbulohet kërkesa e studentëve me 8 pika drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla si dhe përgjigja e saj. Në shkresën e shkruar me dorë studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, rritje të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritje të përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Kerkesat43

KËRKESA E PLOTË

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Kerkesat E Studenteve
Loading...