Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës. Nga ngjarja e rëndë ka ndërruar jetë një grua.
Ndërkohë një tjetër person është dërguar me urgjencë në spital pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbetet e paqartë si ka ndodhur aksidenti.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Njoftimi Policise:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.