Tre shqiptarë, pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës janë arrestuar nga Policia Italiane në Milano me 17.6 kilogram hashash dhe 1.16 kilogram kokainë.
Në fakt, tre të rinjtë të moshave 22, 23 dhe 27 vjeç ishin shitës të dozave teksa përdornin një dron për të vëzhguar zonën dhe të rruheshin nga Policia italiane.
Por ndërkohë pikërisht ky dron bëri që të zbulohej dhe baza e tyre, pasi pas një sërë vëzhgimesh Policia italiane zbuloi apartamentin nga ku drejtohej ky dron.
Po ashtu u pa nga autoritetet se shumë makina të dyshimta lëviznin afër apartamentit dhe kështu Policia ndërmori operacionin që çoi në arrestimin e tij.
Loading...