Covid iu merr jetën dy pacientëve në vetëm 24 orë, shënohen 156 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, konfirmoi sot se kanë humbur jetën 2 pacientë në dy spitalet COVID, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 324 persona.

Viktimat sot janë një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana.
Po ashtu numri i pacientëve të infektuar shkonb në 156. Po sot ka edhe 62 të shëruar.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Loading...