Rama revoltohet nga akuzat për kufirin detar: Meta, Basha dhe Saliu duhet ta qepin!

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Detin Jon vijon të mbetet “patate e nxehtë” në politikën shqiptare. Sonte, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë marrëveshje Shqipëri-Greqi për këtë çështje.

Duke diskutuar për ketë temë, Kryeministri solli në vëmendjen marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë së vitit 2009 të arritur nga Qeveria e PD-LSI, por që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë pikë, Rama kërkoi që Presidenti Ilir Meta, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha në Qeverinë e vitit 2009, nuk duhet të flasin për këtë temë.

“Nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha, Saliu, Monikën nuk e llogaris se skuq peshk, nëse ka një pikë që këta duhet ta qepin, është pikërisht kjo pikë. E bënë nga paaftësia, e bënë nga banaliteti, unë nuk e di. Po ta qepin se këta e kanë treguar me fakte, me vulë, me firma që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Këta të 3 janë 3 që duhet ta qepin gojën për interesat kombëtare sepse e kanë treguar që janë të paaftë. Është mirë ta qepin gojën kur flitet për interesa kombëtare”,u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Loading...