Policia e Tiranës vijon me takimet sensibilizuese në shkollat 9- vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit për të mbajtur të rinjtë larg drogës dhe substancave të tjera të rrezikshme.
Këtë të mërkurë efektivët e policisë zhvilluan takime në shkollat 9-vjeçare “Dora D’Istria”, “Gjergj Fishta”, “Kol Jakova”, “Vllazërimi”, “Azem Hajdari” dhe në shkollën e mesme “Aleks Buda”.
Efektivet blu, gjatë këtyre takimeve referojnë përpara nxënësve mbi rreziqet dhe dëmet që shkakton përdorimi i lëndëve narkotike.
Policia e kryeqytetit sqaron se këto takime bëhen për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët.
“Stop drogës dhe përdorimit të substancave të tjera të rrezikshme!”, është motoja që shoqëron këto takime. /atsh