Shtatzëna humbi trinjakët – Drejtori i spitalit Bulqizë: S`mundëm ti shpëtonim

Drejtori i spitalit të Bulqizës Hazis Jella ka folur pas ngjarjes së ndodhur në këtë spital ku një grua shtatzënë humbi trinjakët për shkak të një lindjeje parakohe. Mjeku Hazis Jella ka sqaruar se gruaja ka qenë 24 javëshe shtatzënë ndërsa sipas kontrolleve, gjendja e foshnjave ishte e papajtueshme me jetën.

“Gruaja erdhi me dhimbje në spital, ishte 24 javëshe. Gjendja e foshnjave ishte e pa-pajtueshme me jetën. Në këtë situatë detyra jonë ishte që t’i shpëtonim jetën gruas. Kemi mami dhe infermiere por rasti ishte me rrezik.

Thirrëm me urgjencë mjekë nga Tirana për ndihmë. Kanë ardhur mjekë nga Tirana nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’ të cilët kanë ndihmuar për kryerjen e procesit të lindjes dhe për të stabilizuar gjendjen e gruas së re”, tha drejtori i Spitalit Hazis Jella per News24.

Gruaja kishte qenë duke punuar punë të rënda në fshatin e saj në Ostren të Bulqizës dhe dyshohet se kjo ka ndërlikuar gjendjen e saj shëndetësore, duke pasur dhe një barrë trinjake.


Loading...