Një 62-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Policia bën me dije se 62-vjeçarja me inicialet F.Ç, rreth orës 18:15, ishte paraqitur në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka kërkuar ndihmë pas helmimit, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Nuk dihen ende shkaqet që e detyruan gruan të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.