Del nga spitali pasi infektimit me koronavirus, Berlusconi: Ndër gjërat më të vështira në jetë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është larguar të hënën nga spitali, 11 ditë pasi ka nisur trajtimin për koronavirus.

Ai e ka përshkruar këtë periudhë si “ndoshta më të vështirën në jetën e tij”. Manjati mediatik, 83-vjeçar që ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus pasi është kthyer nga pushimet, është shtrirë në spitalin San Raffaele në Milano më 3 shtator.
“Tri ditët e para kanë qenë jashtëzakonisht të vështira”, u ka thënë ai gazetarëve teksa është liruar nga spitali.

Dy fëmijët e tij – vajza Barbara 36-vjeçare dhe djali Luigi, 31-vjeçar, po ashtu kanë qenë në kontakt me virusin.

“Ka qenë e vështirë. Duke iu falënderuar mjekëve, unë kam tejkaluar atë që ndoshta ka qenë përjetimi më i rëndë i jetës sime”.

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011. Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament.

Loading...