Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të drejtë kur thotë se Amerika mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, thotë se nuk është i kënaqur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, për çështjen e ushtrisë.
“Nuk jam i kënaqur me atë se çfarë ka thënë ambasadori amerikan. Por ata janë më të fortët”, ka thënë Vuçiq.
Sa i përket mbështetjes së Amerikës për Kosovën, Vuçiq thotë se nuk është asgjë e re.
“Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër, ne duhet ta mbrojmë veten”, ka thënë ai, shkruan ‘Blic.rs’.
Këto deklarata të presidentit serb vijnë pas mbështetjes që SHBA-ja i ka thënë nismës për krijimin e ushtrisë së Kosovës. /GazetaExpress/