Policia në Lushnje ka arrestuar një 54 vjeçar pasi ka goditur me grushte 43 vjeçarin me iniciale N. Ç., me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.
Sipas informacioneve, 54 vjeçari akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Gjithashtu u bë ndalimi i N. Ç. për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal të 43 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).
Të dy personat e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.