Vajzat rekrutoheshin në rrjetet sociale/ Qëndra e masazhit vatër pr ostitucioni

Gjykata penale ka lënë në burg 26-vjeçarin Mario Roshi dhe në arrest shtëpie 29-vjeçarin Andi Roshi, pronarët e qendrës së masazhit ku dyshohet se ushtrohej prostitucion.

Të dy vëllezërit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vënë në dispozicion ambientet e biznesit të tyre për prostitucion, madje gjenin edhe vajzat.
Ato rekrutoheshin nëpërmjet rrjeteve sociale duke i ftuar për t’i punësuar si masazhatore në qendrën e tyre.

Pasi i merrnin në punë, ata dyshohet që i shfrytëzonin edhe për prostitucion.

Loading...