Ish-Presidenti Alfred Moisiu: “Holanda po gjykon “mbrapsht”

Holanda po gjykon “mbrapsht”, kjo ka qenë ajo çfarë ka shprehur ish-Presidenti Alfred Moisiu, në lidhje me votimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave ndaj Shqipërisë.

I ftuar në “Ora News” në lidhje me çështjen e rikthimit të vizave Moisiu është shprehur se holandezët gjithmonë kanë qenë në pozita regresive ndaj Shqipërisë.

Sipas ish-presidentit, aktiviteti kriminale shqiptar në Holandë është vetëm 0.2%.

“Holandezët nuk e di pse, ndaj nesh kanë mbajtur një qëndrim në pozita regresive ndaj nesh.

Ata e dinë këtë punë, por kam përshtypjen se na gjykojnë mbrapsht.

Gjykojnë që krimin në Holandë e bëjnë shqiptarët, ndër fakt rezultojnë se vetëm 0.2% janë krime në Holandë që kryhen nga shqiptarët.”

Loading...