A bie shi në diell?Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen

Ne jemi mësuar që në Tokë të bjerë shi, por a mund të bjerë shi në diell? Bie shi, edhe shumë madje.

Por natyrisht nuk është një shi ujë, por një shi me gaz të mbinxehur. Ja se si funksionon kjo:

Dielli është i përbërë nga hidrogjeni dhe helium, që bashkojnë vazhdimisht elemente të tjera, duke krijuar nxehtësinë që na mban gjallë në Tokë.

Dielli është gjithashtu një vatër e veprimtarisë magnetike që periodikisht largon lumenjtë e grimcave të ngarkuara. Dhe kjo është një pjesë e mënyrës se si funksionon ‘’shiu i diellit’’ gjithashtu.

Elementet që përbëjnë diellin janë kryesisht në formën e plazmës, një gaz i ngarkuar me energji elektrike.

Plazma ka tendencë të rrjedhë përgjatë sytheve magnetike të materialit që burojnë nga sipërfaqja e diellit dhe përsëri kthehen poshtë. Gjetja e shiut ishte e papritur.

Studiuesi kryesor Emily Mason që bën pjesë në njërën nga qendrat e NASA-s, ishte në kërkim të provave të shiut.

Por pas muajsh të tërë kërkimesh, Mason nisi të kërkonte shi në sythet magnetike më të vogla. Ky zbulim, i bëri shkencëtarët të mendojnë se këto struktura të vogla, mund të ndihmojnë gjithashtu në zgjidhjen e një misteri tjetër diellor.

Loading...