A do e pranojë Bashën në debat? Kryeministri Rama e lë ‘enignë’: Në prani të miqve s’flas për punët e brendshme të shtëpisë

Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë marrëdhëniet me kryedemokratin Lulzim Basha në mbledhjen mes dy qeverive.

“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet por është një mik në shtëpi dhe unë i qendroj besnik, asaj që kam thënë, në prani të miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë halli ka me vjehrrën dhe vjehrrën, këtu jemi prapë, do flasim”, tha Rama.

Loading...