Lidhja blogeres Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj Pm, nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën e tyre dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për ta.
Çifti kanë vendosur të mos e tregojnë shumë lidhjen e tyre në rrjetet sociale dhe të jenë sa më të rezervuar. Së fundmi Dj PM ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me partneren e tij.
Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.
“Ndonjë propozim për Sarën a do të ketë së shpejti PM? Se mezi po e presim”– e pyet një ndjekës ndërsa Dj është përgjigjur duke bërë shaka:
“Po do të ketë, madje për të mos gënjyer, i kam propozuar: A do ia ndërrojmë vendin televizorit. Nuk e di shikojmë me kohën”.
Rikujtojmë se disa kohë u përfol se marrëdhënia mes çift nuk po shkonte mirë por Sarah i hodhi poshtë këto aludime dhe tregoi se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.
Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.