‘A do na lesh me ç’doganuar apo jo?’/ Biznesmeni lë pa fjalë Bashën, Rama ironizon videon: Ah ta marrsha t’keqen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka ironizuar sërish aftësitë ekonomike të Lulzim Basha, i cili jo që nuk ja ka idenë se si funksionin importi eksporti i mallrave aktualisht por as me programin e tij nuk di të jap përgjigje.

“Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët”- shkruan Rama krah videos.
Kjo vu re gjatë një takimi që ai ka zhvilluar në Shkodër me tregtarët, ku ata e pyesin se e bëhet ç’doganimi me paketën 140 milionë lekë që është pa TVSH. Por kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket tepër i paqartë dhe konfuz duke i kthyer një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen. E vetmja fjalë që përsërit Basha është: Nëse je nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël

Pjesë nga biseda në video

Biznesmeni: Kam dëgjuar paketën e 140 milionë lekëve që është pa TVSH, ne kemi të drejtë me importe, eksportue apo jo?

Lulzim Basha: Të gjitha aktivitetet. Kur xhiroja nuk kalon 140 milionë lekëve, quhesh biznes i vogël.

Biznesmeni: Importin me e bo vetë?

Lulzim Basha: Gjithçka….çdo aktivitet, nuk ka ndalim aktiviteti, për sa kohë që xhiroja nuk kalon 140 milionë xhiro, quhet biznes i vogël

Biznesmeni: A do na lesh me çdoganue apo jo?

Lulzim Basha: Edhe njëherë ç’a ka nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël…

Loading...