Presidenti Ilir Meta ka në tryezën e punës që prej ditës së djeshme emrat e propozuar për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listën e kandidatëve të propozuar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, bie në sy kandidimi i Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku nga lista e Prokurorisë.
Gjykata e Lartë ka propozuar tre emra, gjyqtarin Edmond Islamaj, i cili është në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit pas kërkesës së bërë nga Komisioneri Civil. Në listë janë gjithashtu edhe dy gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Medi Bici, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.
SHORTI
Sipas pikës 7 të nenit 221 të ligjit “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, përcaktohet që shorti për anëtarët e KED-it bëhet nga Presidenti i Republikës ndërmjet datave 1 dhe 5 dhjetor.
“Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik. Përveç anëtarëve të parashikuar në pikën 1 të nenit 220, të këtij ligji, Presidenti i Republikës zgjedh edhe një anëtar zëvendësues nga secili institucion në të njëjtin short”,- theksohet në ligj.
Krahas kësaj, pika 8 ka përcaktuar edhe rastet kur Presidenti i Republikës nuk e ushtron detyrën e tij. Sipas kësaj pike, nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, të drejtën për të hedhur shortin e merr Kryetari i Kuvendit dhe në këtë rast është Gramoz Ruçi, i cili e zhvillon procedurën në prani të Avokatit të Popullit.
Ky short bëhet brenda datës 10 dhjetor. Në dy shortet e hedhura më parë, Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar të drejtën e tij duke ia deleguar në të dyja rastet Kuvendit, ku një herë e hodhi Meta si Kryetar Kuvendi, ndërsa tjetrin Ruçi një vit më parë.
KANDIDATURAT
GJYKATA KUSHTETUESE
Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH
GJYKATA E LARTË
Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit. Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë. Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë
PROKURORIA
Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.. Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting. Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë. Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë. Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës. Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës. Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë. Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër. Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë. Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë. Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër. Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër. Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës