A do të ndalojë përhapja e koronavirusit me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave?
Kjo është një prej çështjeve më të rëndësishme që liderat botërorë diskutojmë së fundmi, të shqetësuar për gjendjen e vendeve.
Gjatë shkurtit, në një nga deklaratat e tij, Trump u shpreh gati i sigurtë se “i nxehti do ta vrasë këtë lloj virusi”.
Viruset sezonalë apo të tillë si koronavirusi kanë tendencën të përhapen me më shumë shpejtësi në dimër.
Kjo, sepse ajri është i thatë dhe bakteret e kanë më të thjeshtë për t’u transmetuar nga njëri tek tjetri gjatë temperaturave të ulta.
Sistemi imunitar i njerëzve në dimër është gjithashtu më i dobët, si pasojë e mungesës së dritës së diellit dhe vitaminës D.
Gjatë dimrit, njerëzit kanë gjithashtu tendencën të qëndrojnë brenda dhe në vende me grumbullime njerëzish.
Kjo logjik i ka bërë të mendojnë liderët politikë apo ekspertët se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me koronavirusin. Gjithsesi, ende nuk është vërtetuar nëse ky virus do të ketë të njëjtën sjellje si të tjerët.
“Virusët e vjetër, të cilët janë prej shumë kohësh në popullatë dhe prej të cilëve njerëzit tashmë janë imunë, kanë tendencën të përhapen më shumë gjatë dimrit sepse kushtet e motit e favorizojnë më shumë mikrobin.
Viruset e rinj, jo domosdoshmërisht presin për dimrin që të përhapen.”- u shpreh një prej epidemiologëve të Harvard-it.
Deri më tani, ky koronavirus i ri ka treguar se ka nevojë për ndërhyrje të shëndetit publik për t’u parandaluar në vend që të pritet vetëm ardhja e pranverës për ngadalësimin e tij.