Kryeministri i Shqipërisë Edi rama i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së, ka folur për situatën politike në vend.
Në një intervistë për “opinion”, kreu i qeverisë shqiptare është pyetur për marrëdhëniet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj dhe nëse do të jetë sërish kandidat për kryebashkiak.
Lidhur me këtë pyetje Rama tha se kjo do të vendoset nga socialistët, ndërsa shtoi se ai vetë nuk sheh asnjë arsye se përse të mos jetë Veliaj sërish kandidat.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: A do të jetë Erjon Veliaj kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës?
Rama: Këtë do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të jetë.