A do të ketë ndërprerje të dritave gjatë dimrit? Vjen përgjigja e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të ketë ndërprerje dritash me rritjen e çmimit të energjisë, Rama tha se nuk ka arsye përse të ikin dritat, ndërsa sqaroi se gjatë dimrit ndërprerjet mund të vijnë për shkak të defekteve.

Më tej ai tha se në Shqipëri nuk ka një sistem që të mbajë rezerva ujore që të mund të përdoret në kohë thatësire.

Pyetje: Do të ketë ndërprerje dritash?

Rama: Kriza globale na ka kapur se jemi të varur nga tregu kombëtar i energjisë. Nesër unë do dal për të ndarë planin që ne kemi bërë gati. Kriza është reale, çmimet janë rritur dhe ne prekemi në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jemi të detyruar që të blejmë energji. Ne nuk varemi nga uji, por nga shiu. Ne nuk kemi sistem që mund të mbajmë rezerva ujore që mund t’i përdorim në kohë thatësire.
Pyetje: Por a do të ikin dritat?

Rama: Nuk ka arsye pse të ikin dritat. Prandaj ne po krijojmë Skavicën për të ruajtur ujin, që tani po e sheshim lirë. Nuk ka arsye të ikin dritat. Ikje dritash për arsye teknike ka pasur dhe do ketë, sepse gjithë sistemi ynë i shpërndarjes kërkon investime. Ka defekte që janë teknike, por që nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Kufizime energjie për shkak të krizës, nuk do ketë. Askush nuk ka thënë që do ketë kufizime. Ka disa vende që kanë bërë planin e kufizimeve, Britania e Madhe e ka bërë planin.

Loading...