A do të largohen nga Kosova, të jetojne në Vlorë?Ja çfarë kanë vendosur çifti i njohur i showbizit shqiptar(foto)

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, këngët e të cilës prej vitesh janë kthyer në hite e dëgjohen edhe sot, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar së fundmi në emisionin “Sonte” në televizionin T7.

Mihrije dhe Naimi treguan se kanë blerë një apartament në qytetin e Vlorës dhe tashmë janë qytetarë të këtij qyteti.

“Ne tashmë jemi qytetarë të Vlorës, e kemi një apartament atje” tha Mihrija.

“Jemi pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare si banorë apo qytetarë të Vlorës” shtoi këngëtarja duke falenderuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Pas kësaj deklarate është përfolur se çifti do largohet nga vendi i tyre, Kosova për të jetuar në Vlorë.

Loading...