A do të shkoj PS e vetme drejt zgjedhjeve të Qershorit?

Partia Socialiste ka dërguar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si forcë politike që do të garojë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Shkresa mban firmën e Blerina Gjylametit, e cila është sekretarja për koordinimin elektoral në PS.

Afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e Qershorit përfundon në 21 Pril, ndërsa derimë tani nuk është regjistruar asnjë prej partive opozitare.

Loading...