A duhet të hapen shkollat dhe duhet të lahemi në det/ Përgjigjet Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar se përse ende nuk duhet që të nisë mësimi në shkollat shqiptare, me pandeminë e COVID-19 që ende shfaq rrezik.

“Mjediset shkollore kanë dalë jashtë funksionit për shkak të tërmetit.

Nxënësit janë transferuar në shkolla të tjera ku klasat kanë pasur edhe mbi 40 individë.

E pamundur të studiosh në mjedise të tilla. Hapja graduale e bizneseve ne 2 javë.

Do ketë analiza të hollësishme nëse kemi mbërritur aty ku presim, apo kemi përkeqësim të situatës.”, tha Kalo.

Ai foli edhe për urdhrin e policisë për të mos u larë në det.

“Rreziku për popullatën është i vogël.

Por sa të sqarohen gjëra të tilla, a ka rrezik infektimi apo jo nëpërmjet ujërave të zeza, është mirë që të evitohen kontakte që mund të sjellin një mënyrë tjetër të të infektuari.

Pra, derisa ekziston një mundësi e vogël, më mirë të shmangen larja në det, hë për hë”.

Loading...