A e dini nga e ka orgjinën vera?

Bota e 8.000 viteve më pare, ishte në procesin e zgjimit nga një epokë akullnajore.

Dhe kur temperaturat u rritën, populli neolitik i Gjeorgjisë, e kuptoi se si të prodhonte verën.

Mund të jetë vera më e vjetër në botë, pasi ndërsa kinezët prodhonin pije alkoolike me bazë rrushi 1.000 vjet më herët, ajo nuk ishte një verë e pastër prej rrushi.

Por vera gjeorgjiane, që daton midis viteve 6000-5800 P.E.S, është njëlloj si vera që njohim sot.

Dhe ishte një zbulim i ri i shkëlqyer, ruajtja e saj në një tjetër shpikje të kohëve të fundit, terrakotat, si pasojë e tregtisë së qeramikës që filloi rreth 9.000 vjet më parë.

Mjerisht, prodhuesit e lashtë te verës nuk përdornin rrëshirën e pemës, një ferment i njohur që nisi të shfaqet nëpër verëra disa qindra vjet më vonë. / bota.al

Loading...