E pabesueshme por e vertet!
Nje fshat qe ka vetem nje banore.
70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.
Duke qenë se jeton e vetme, dita e Lyudmila-s nis në katër të mëngjesit dhe është tepër e zënë me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, qepjen gatimin dhe çdo gjë tjetër që e mban gjallë.
Duke qenë banorja e vetme e fshatit, e moshuara duhet t’i kryejë të gjitha punët vetë, pavarësisht se çfarë kohe të vitit është.
Te gjitha punet i ben vete!
Jeta e saj e vetmuar është dokumentuar nga fotografja, Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.
Gjyshja jeton në shtëpinë e familjes 130-vjeçare në Tolokonnikovë në rajonin e Pskov, pranë kufirit rus me Estoninë dhe rreth 280 milje në jug të Shën Petersburg. Vendbanimi më i afërt është tre kilometra larg shtëpisë së saj.
Olga dëgjoi për mënyrën e jetesës të pabesueshme të Lyuska nëpërmjet një shoku të vjetër të shkollës, i cili i tregoi asaj për “zonjën e moshuar që jeton vetëm në një fshat gjatë gjithë vitit”.