Big Brother është bërë temë diskutimi në çdo studio televizive.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Alois Shkira, i vëllai i Einxhel, cili komentoi lojën e së motrës në shtëpinë e Vëllait të Madh.
I pyetur nga Bieta nëse e ka pirë një kafe me Dj Dagz, Alois tha që jo, me pretendimin se kishte qenë shumë i zënë me punë.
“Jo, akoma. Për arsye të punës kam qenë shumë i zënë këto ditë. Besoj do ta gjej kohën në vijim.”
Bieta: E quan kunat? Nuk gjenden disa minuta?
Alois: Do ta themi kur të dalë Einxhel.
“Unë them që Einxhel është aty për të dhënë një mesazh për femrat, është një shembull që duhet ndjekur. Qëndroi shumë mirë aty”, tha më tej Alois.
Loading...