A është e shëndetshme të hamë çdo ditë peshk?Ja cfarë rekomandojnë mjekët

A është e shëndetshme të hamë çdo ditë peshk? Mjekët aktualisht rekomandojnë të hahet peshk 2-3 herë në javë në mënyrë që të përfitohen më së miri vlerat ushqyese. Por duhet të keni kujdes nga rreziku i helmimit nga mërkuri. Por, përveç një rreziku të vogël, peshku është vërtet i mirë për ju. Nga ana tjetër, helmimi nga merkuri shkakton çrregullime neurodegjenerative.

Siç e thamë, shqetësimi më i madh nëse hamë shumë peshk është helmimi nga mërkuri. Mërkuri është një substancë e natyrshme dhe nuk është problematike në sasi të vogla. Megjithatë, në sasi të mëdha mund të çojë në simptoma shqetësuese që prekin fëmijët (të lindur dhe të palindur) më së shumti. Helmimi akut i mërkurit mund të çojë në defiçite të përhershme neurologjike, duke përfshirë vonesat në zhvillim të fëmijëve.
Për fat të keq, çrregullimet neurologjike te fëmijët nga mërkuri janë zakonisht të përhershme. Të rriturit kanë të ngjarë të zhvillojnë simptoma të përkohshme.

Loading...