A është presidenti mirë? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit

Në një video të fundit të presidentit amerikanë Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.

Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.
Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë dhe pastaj për herë të tretë, ku ra në gjunjë.

Ai u çua më pas, ngjiti shkallët dhe u kthye të përshëndeste.

Megjithatë incidente të tilla kohët e fundit kanë ngritur shqetësime për shëndetin e presidentit amerikan.

Loading...