Shpërtheu në Kinë dhe ka ardhur shumë pranë Shqipërisë, ku ka marrë 6 jetë njerëzish në Itali e ka infektuar mbi 220 të tjerë, por mesa duket Koronavirusi nuk po vret fëmijët.
Në panik është e gjithë bota tashmë mes kësaj gjendjeje alarmante që ka krijuar Koronavirusi, por fatmirësisht po kursen fëmijët. Është parë se mes mijëra viktimave ka më shumë të moshuar sesa të rinj apo fëmijë.
I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga koronavirusi në mbarë botën, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm 100 raste janë identifikuar tek fëmijët, por sipas tij është thënë se fëmijët e kanë kaluar lehtë pa marrë mjekim.
Ndërsa shanset janë të vogla që Koronavirusi të zhduket shpejt, lideri i OBSH ka deklaruar se nuk ka viktima fëmijë.
“Në 75.000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”; është shprehur Terri Lynn Stillëell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.
Përqindja më e madhe e viktimave janë njerëz të moshuar, ata që kanë pasur një sëmundje ekzistente më parë në trup gjë që ndikon drejtëpërdrejt në imunitetin e tyre të dobët.