A ka pasur koronavirus që në janar në Shqipëri? Kjo është përgjigja që jep mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në emisionin Open në Top Channel ku tema është “Koronavirusi, kur hyri në Shqipëri”.

Ai foli në lidhje me disa grafi të janarit që po qarkullojnë, ku simptomat janë të ngjashme me ato të Koronavirusit.

“Unë sot kam lexuar edhe një opinion të OBSH-së në lidhje me këto raste.

Ky është një diskutim që duhet të bëhet midis ekspertësh në fund të kësaj epidemie.

Diskutimi mediatik nuk mendoj se sjell ndonjë rezultat”, u shpreh ai.

Loading...