A.ksident në një autostradë në Zyrih,përplaset autobuzi me 49 pasagjerë.
Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është p.ërplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Zyrihut.
Autobusi është p.ërplasur me një mur.
Për pasojë ka mbetur i v.dekur një person dhe 44 të tjerë janë plagosur.
Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mes të plagosurve janë dhe dy shoferët e autobusit.
Mediat italiane shkruajnë se në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.- laberianews