A ksident t ragjik, humb jetën 22-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Ferrara të Italisë fqinje, në një aksident me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të kësaj të diele pranë Celletta-s. Viktima është një djalë 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në San Biago të Argenta. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.
Ai udhëtonte me makinë kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Përplasja ishte fatale dhe 22-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes./tvklan.al

Loading...