Rastet me koronavirus janë të pranishme në më shumë se 110 vende të botës me 119,000 njerëz të infektuar.
COVID-19 ka detyruar vende të shumta, qytete dhe rajone të tëra të mbyllen ndërsa autoritetet përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit.
Që kur Koronavirus u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor, ka vrarë mbi 5000 njerëz në botë.
COVID-19 dihet se përhapet përmes teshtitjes dhe kollitjes, por a mund të merrni koronavirus nga seksi?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se koronavirusi përhapet kryesisht nga personi në person, veçanërisht kur njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.
Kontakti i ngushtë përcaktohet deri në një perimetër minus 2 metër distancë.
Virusi mund të kontaminojë të tjerët përmes përhapjes së pikave të pështymës kur një person i infektuar kollitet ose teshtit.
Këto pika mund të zbresin në gojët ose hundët e njerëzve që janë afër ose mund të thithen në mushkëri.
Ka pasur raste kur virusi është përhapur përpara se njerëzit të tregojnë simptoma, por kjo nuk mendohet se është mënyra kryesore e përhapjes së tij.
Të puthësh një partner natyrisht, është më intime sesa puthja në faqe e cila po ashtu është ndaluar rreptësisht në vende të ndryshme të botës.
Një eksperte tregon se me saktësi nuk dihet asgjë por ekziston mundësia në nivel të lartë për ta transmetuar virusin gjatë aktit seksual.