Debati i maskave ka nisur që nga lockdoëni i parë në mars dhe akoma vazhdon. A na ndihmon maska? Si fillim u tha jo, pastaj po, tani ekspertët thonë se të duhen dy maska. Mediat e huaja shkruajnë se në Amerikë, ka nisur trendi i dy maskave. Në fillim na thanë që maskat nuk funksionojnë. Më pas ndodhi e kundërta.
Presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u fotografuan teksa mbanin dy maska mbrojtëse, në një kohë kur këshilltari kryesor mjekësor i vendit, Dr. Anthony Fauci, prej muajsh deklaron se vendosja e vetëm një maske nuk e siguron mbrojtjen e duhur nga Covid-19.
Një javë më parë, ekspertët e shëndetit amerikan rekomanduan zyrtarisht që qytetarët të mbanin dy maska, me argumentin se kjo mund të zvogëlojë përhapjen e mundshme të grimcave të virusit.
Pas një eksperimenti, ekspertët vunë re se vendosja e një maske kirurgjikale dhe e një tjetre, leckë, neutralizoi 92 përqind të grimcave që dilnin nga goja, në krahasim me vetëm një maskë kirurgjikale, që ia doli të bllokonte 42 përqind të grimcave.
Edhe eskpertët britanikë qëndrojnë po në këtë drejtim.
Udhëzimi zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar për maskat thotë se këto të fundit duhet të përshtaten mirë në fytyrë për të mbuluar gojën dhe hundën.
Gjithashtu rekomandon që maskat të bëhen me të paktën dy shtresa pëlhure. Maskat e gradës kirurgjikale bëhen zakonisht me një shtresë të trefishtë, por shumë maska të bëra me dorë apo të blera në internet janë vetëm me një shtresë.