Kryeministri Rama i cili ndodhet në Abu Dabi, një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi më shumë Durrësin, shprehet se Shqipëria ka firmosur sot me Emiratet e Bashkuara një marrëveshje për financimin prej tyre dhe ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe një tjetër marrëveshje ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase, kryesisht në turizëm.
“Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut”,- shprehet Rama.
NJOFTIMI:
Kryeministri Rama në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara ku firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.
Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut