Abuzoi sek*ualisht me 11-vjeçaren, policia arreston 19-vjeçari

DVP Fier
Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Fier/Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi R. D., në lokalin “Bar-Kafe” në administrim të tij, është kostatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit të pa lejuara, baste sportive nëpërmjet një aparati celular i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 22 vjeç, banues në Bejar, Mallakastër, pasi në lagjen “1 Maji” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e armëve të ftohta një thikë dhe një dorezë metalike boksi.

Lushnjë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...