Adelina Ismaili zhduket papritur nga ekrani, shfaq probleme shëndetësore që s’kanë lidhje me Covid-in

Në fillim të sezonit të kaluar televiziv, këngëtarja Adelina Ismaili hyri në ujërat e televizionit duke nisur aventurën si prezantuese. Emisioni pati vazhdimësi deri për Vit të Ri, me premierën në të cilën Zanfina Ismaili u kthye në ekran pas një periudhe të gjatë.

Çfarë pasoi ishte një periudhë e pauzës, e cila duket të ketë pasur arsye. Mosrikthimi i Adelinës lidhet me disa probleme shëndetësore, të cilat ajo i ka pasur këta muaj.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se rinisja e programit do të ndodhë së shpejti pasi të ketë tejkaluar këto probleme shëndetësore, të cilat nuk kanë qenë të ndërlidhura me COVID-19.

Këtë 8 mars, Adelina Ismajli u surprizua nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi. Ai ia bëri këtë ditë shumë të lumtur këngëtares, teksa i bëri një dhuratë super luksoze, një makinë tip “Renault”.

42-vjeçarja këtë fakt e pranon gjithë krenari kur miqtë habiten se si është e mundur që një artiste aktive prej dy dekadash në skenë e tashmë nënë, duket njësoj si para 20 viteve. Për ata që s’e dinë, vetë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e ka deklaruar moshën në një koment që ka bërë poshtë një postimi ku shihet teksa firmos një marrëveshje, të cilën ende e ka lënë mister se për çfarë bëhet fjalë.
E përveç deklarimit të moshës së saj pa asnjë kompleks, Adelina ka folur për herë të parë publikisht për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit. Në urimin që Vali i bënte në “Instagram” duke i thënë “Suksese zemër!”, Adelina iu përgjigj: “Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”.

Askush nuk e dinte deri më sot moshën e saktë të Valit, edhe pse duken si moshatarë, madje komentohen shpesh për ngjashmërinë e madhe fizike. Ishte pikërisht Vali dhe historia me të, që Adelina të gjente stabilitetin e ëndërruar në jetën private, të linte Kosovën e të niste një jetë të qetë në Zvicër.

Por kjo nuk është hera e parë që ajo ia shpreh atij mirënjohjen. Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur ndau një moment pranë bashkëshortit të saj, e falënderoi për çdo gjë që ka deri tani në jetë.

“Faleminderit Zot për të gjitha! Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua Val Krasniqi!”, shkruante Adelina poshtë fotos ku po shijonte drekën me njeriun më të dashur të saj dhe djalin e tyre.

Fansat e Ismajlit lanë komente nga më të ndryshmet, duke e komplimentuar këngëtaren për familjen e saj të bukur e duke i theksuar se duhet të ndajë më shpesh momente si këto në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja Adelina Ismajli u bë nënë tre vjet më parë, pasi në prill të 2017-ës solli në jetë djalin. E ftuar në “Prive”, ajo foli për të rejat në jetën e saj dhe konfirmoi se po mendon për fëmijën e dytë. Ajo tha se ka dëshirë të lindë një vajzë.

Edhe kur kishte kuptuar se ishte shtatzënë për herë të parë, kishte dëshiruar një vajzë, po me ardhjen e Uliksit në jetën e saj, këngëtarja e ka kuptuar se edhe djemtë janë shumë simpatikë.

Të shohim se kur do të bëhen prindër për herë të dytë Adelina dhe Vali, të cilët prej vitesh jetojnë në Zvicër. Pas qëndrimit disamujor në Kosovë bashkë me partnerin e saj dhe djalin, këngëtarja u kthye në Zvicër e më pas udhëtoi për pushime drejt Francës.

Loading...