Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë: Zjarri vazhdon të kërcënojë Parkun e Llogarasë!

Zjarri vazhdon të kërcënojë kërcënojë Parkun e Llogorasë. Këdshtu shkruan Administrata e Zonave të Mbrojtura në Vlorë. Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrëfikse.

Njoftimi i administratës së Zonave të Mbrojtura:

Zjarri në pjesën perëndimore të gadishullit, vazhdon të kërcënojë rrezikshëm Parkun Kombëtar të “Llogorasë”. Ndërhyrja është përqëndruar për kontrollin e këtij rreziku dhe shmangien e zjarrit në zonën e pyllit halorë!Flakët në pyllin me pisha, në terrene të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse janë të pamundur për tu kontrolluar!

Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrëfikse. Lutemi të gjithë banorëve dhe përdoruesve të territorit të jenë bashkëpunues në këtë situatë emergjence, ku cdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për natyrën por edhe për jetët njerëzore! Zjarri është një forcë e pakontrollueshme, kujdesuni për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën!

Loading...