Adoleshenti i vë zjarrin shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skoci. 

Një 14-vjeçar është akuzuar për zjarrvënie.

Ai dyshohet se i ka vënë flakën shkollës me vetëdije, ndërsa godina ku mësonin mbi 1400 nxënës është djegur plotësisht.

Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë mbuluar Shkollën e Mesme Woodmill.

Djali i mitur do të paraqitet në gjykatën e Sherifit Dunfermline të martën e 27 gushtit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Stuart Stevens, tha se ky është një incident i madh, por shtoi se zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e flakëve.

blob:https://www.youtube.com/a3718cb3-9e1f-4655-8b15-5bf6160ab456

Loading...