Adrian Abdulli, studenti i shkëlqyer i Mjekësisë ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë sezonit veror në qendrën e re shëndetësore në Ksamil

Adrian Abdulli, student i shkëlqyer i Mjekësisë ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë sezonit veror në qendrën e re shëndetësore në Ksamil.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se Abdulli, pas eksperiencës si mjek urgjentist në Qendrën Spitalore Universitare zgjodhi t’u shërbejë banorëve të Ksamilit si dhe pushuesve të shumtë gjatë këtij sezoni.

Sipas Manastirliut, 132 mjekë dhe infermierë janë punësuar për sezonin veror në 28 qendrat shëndetësore në zonat turistike, të cilat ofrojnë shërbim 24/7 nga veriu të jug të vendit. z.tosku/atsh

Loading...