Adriatik Lapaj prezanton Lëvizjen politike, ‘Shqipëria Bëhet’

Lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj ‘Shqipëria Bëhet’, është prezantuar sot si një nismë qytetare.

Shqipëria Bëhet’, një ekip me qytetarë aktivë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nis sot rrugëtimin e saj zyrtar, si një lëvizje mbarë qytetare. Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit”, thuhet në njoftim.

Gjatë prezantimit Lapaj është shprehur se nisja e këtij rrugëtimi ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.

“Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë. Mund të isha ulur në kolltukë si ata të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër. Deri sot pesha e përgjegjësisë ishte mbi mua, por nga sot ne jemi ne”, u shpreh ai.

Pikat kryesore të nismës

Në kushtet në të cilat vendi ynë ndodhet, lidhur kjo me situatat e bartura politike, të cilat nuk i kanë sjellë Shqipërisë asnjëherë demokracinë e merituar dhe garën e vërtete, ne shohim si të domosdoshme:

a)-Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debati kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.

b) -Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.

c)-Nevojën për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:

1. Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;

2. Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;

3. Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.

4. Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);

Aktivisti Adriatik Lapaj gjatë prezantimit të lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, është shprehur se nisja e këtij rrugëtimi ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.

“Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë. Mund të isha ulur në kolltukë si ata të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër. Deri sot pesha e përgjegjësisë ishte mbi mua, por nga sot ne jemi ne”, u shpreh ai.

“Sot do ju flas si mund ta ndryshojmë dhe ta bëjmë një vend normal Shqipërinë. Unë besoj te cilësia e individit, por që ky i fundit të performojë duhet të garantohet shpërfaqja e tij në shoqëri. Për të siguruar rregullat na duhet shoqëria. Na duhet të shkëpusim shoqërinë nga koncepti i mikut, partisë, për të zgjidhur punën tonëetj. POunët dhe hallet duhet ti zgjidhë ligji. Të drejtën e studimit duhet ta japë ligji, pronanë duhet ta mbrojë ligji. Vendin e punës duhet të fitosh në bazë të ligjit. Kujdesin shëndetësor duhet ta kesh në bazë të ligjit. Rimbursimet në bujqësi peshkim dhe blegtori duhet të ti sigurojë ligji.

Ne si shoqëri duhet të shembim sistemin e kapjes së ekonomisë së shtetit nga pak duar. Duhet të çlirojmë ekonominë nga një kuadër ligjor që u shërben pak njerëzve. Kujtoj këtu ligjin për koncesionet, ligjin për PPP. Duhet të rishpërndajmë pasurinë e vendit përmes një kuadri të ri ligjor. Për të arritur këtu, duhet të shkojmë aty ku ka burimin problemi. Për të arritur këto duhet t ëhskojmë aty ku buron i gjithë problemi. Duhet të hapim garën politike. Nëse nuk hapim garën në politike, s’mund të ketë garë në asnjë fushë të tjetës të shpqërisë tonë. Populli sot është dekor i një republike që komandohet nga kolltukët e Tiranës. Duhet të miratojmë ligjin për referendumet dhe të sjellim demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit”, shtoi ai.

Loading...