Djali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit, Troi ka festuar ditëlindjen. Ndonse odelja i bëri një urim të ëmbël Troit në rrjetet sociale, ku mes urimeve të shumta, u pa dhe emri i Fifit.“Gëzuar ditën tënde të lindjes mbreti i mamit!
26 nëntori i 10 viteve më parë më dha titullin më të bukur të ekzistencës sime! Ty t’kam frymë, jetë, sy. Ta du atë zemren tënde të vockël që sa më shumë vite po kalojnë po bëhet e madhe dhe më e madhe.Shumë di të japësh dashuri dhe përkujdesje si të jesh një djalë i rritur. Shpesh e pyes veten:
Ku kam bërë aq mire në jetë sa të meritoj një djalë si ti?! Je njeriu më i mrekullueshëm që mban kjo tokë dhe mami do jetë gjithë jetën krenare për ty”, ishte ky urimi i Adrolës për Troin.
Ndërkohë që Fifi shkruan “E bekoftë zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!”.
Fifi ka sjellë në jetë djalin Theo Mal me partnerin e saj Adisin