Jeta si një nënë beqare është e vështirë, por si po ia del Adrola?
Ajo ka treguar se e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga Adisi, ka qenë periudha më e vështirë e jetës së saj, po ashtu një moment i vështirë dhe për Troin.
Megjithatë modelja e ka gjetur forcën te i biri, duke pasur parasysh faktin se kur një gjë nuk ecën, thjesht nuk ecën dhe nuk ke çfarë t’i bësh.
A është në një lidhje Adrola? Modelja ka treguar se është njeri shumë sentimental dhe nuk jeton dot pa dashuri.
Megjithatë, ende nuk i ka trokitur fati. “E kam thënë, e them dhe do e them, unë nuk jetoj dot pa dashuri, kam shumë nevojë. Nuk do të filloj të flas për këtë pjesë sepse s’kam as si e komentoj por akoma nuk më ka ardhur fati për të pasur qetësinë e duhur shpirtërore…e kam shumë të nevojshme, shpresoj shumë që Zoti ta ketë rezervuar diku për mua”, është shprehur ajo