Aeroporti i Vlorës, fillon ndërtimi në 2019-ën

Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh sot nga qyteti bregdetar i Vlorës se, ndonëse ka pasur një negociatë të vështirë për të finalizuar kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i këtij aeroporti.

“Vitin e ardhshëm do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit në Vlorë. Brenda këtij mandati ne do ta bëjmë Vlorën me aeroport, padiskutim”, – deklaroi Kryeministri gjatë një takimi me qytetarë të Vlorës, ku prezantoi buxhetin e vitit 2019, që i adresohet financimit të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës.

Duke u fokusuar tek investimet në infrastrukturë, Kryeministri shprehu bindjen se ky zhvillim në Vlorë është fillimi i një stadi të ri progresi që gjeneron më shumë mirëqenie, shërbime, të ardhura ekonomike dhe punësim.ATSH

Loading...