Afrona zbulon arsyen e ndarjes nga Blero dhe lidhjen e re që ka nisur

Afrona Dika mendon se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi thotë se nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, ku merr si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë. Këtë e tha mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ish-bashkëshortja e Bleros tha se është e lumtur, jeton me dashurinë e saj dhe tregoi se tani është “Hënë e Plotë”.

“Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme.

Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.“

Ajo u pyet nga se përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen. Afrona tregoi se fshirja e fotove e ka ndihmuar pasi ia ka lehtësuar procesin pas divorcit.

“E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë”

Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës vetëm dy vite pasi u kurorëzuan. Arsyeja u përfol në atë kohë se ishte largësia pasi Blero qëndron ne Kosovë dhe Afrona në Zvicër./Shqiperiaime

Loading...